Janë të shpeshta rastet kur femrat bien vi ktima të rrjeteve sociale, e sidomos kur kanë bërë foto apo video nu do.
Një vajzë e cila ishte lidhur me një burrë të martuar, është frikësuar shumë nga bashkëshortja e tij pasi ajo i ka gjetur disa foto n udo në telefonin e të shoqit dhe e kërc ënon se do t’ia publikojë në rrjet, shkruan “Panorama”.
Ajo i është drejtuar psikologes së The Sun për t’i kërkuar një këshillë dhe mendim se si duhet të sillet në këtë rast.
Letra e vajzës
Në fillim nuk doja të lidhesha sepse e dija që ishte i martuar por ai më thoshte që nuk është i lumtur me të shoqen dhe donte të kalonte mirë dhe kështu më bindi. Ne filluam të takoheshim në apartamentin e tij kur nuk ishte gruaja dhe kalonin shumë mirë bashkë.
Por ndër bisedat tona ne nisëm të shkëmbenim edhe foto n udo. Para disa ditësh ai ndaloi së shkruari e madje nuk më përgjigjej as në telefon. Më pas më vjen një mesazh nga gruaja e tij e cila më tha se kishte fotot e mija n udo dhe nëse unë nuk do ta lija të qetë burrin e saj ajo do të mi publikojë ato në internet.
Kjo gjë më ka fiksuar shumë dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të flas më me burrin e saj…luajta me zjarrin dhe u dogja. Nuk di çfarë të bëj për ta parandaluar atë nga ndonjë postim i mundshëm”.
Përgjigjja e psikologes “Veprimi që t’i ke bërë është shumë i gabuar por kjo nuk i jep të drejtën gruas së tij të të dëmtojë në këtë formë. Shkaktari i kësaj historie më shumë është burri i saj sesa ti. Për çdo rast ti duhet t’i drejtohesh policisë dhe ta den oncosh atë…dhe sigurisht hiq dorë nga burri i saj”.