Me performancën fantastike të Eugentët Bushpepës me këngën e tij “Mall”, Shqipëria arriti që të kualifikohej për në natën finale të Eurovision 2018.
Por, fqinji ynë Greqia, nuk ia ka dal që të kualifikohet në finale me përfaqësuesen e tyre Yanna Terzi dhe ky rezultat ka frustuar popullin grek, të cilët çfarë nuk kanë thënë për vendin tonë.

Pavarësisht se mediat greke kanë qëndruar në heshtje për kualifikimin e Shqipërisë dhe nuk e kanë komentuar gjatë këtë ngjarje, kjo nuk i ka ndaluar grekët që të drejtoheshin tek rrjetet sociale për të shfryrë inatin e tyre.
Në disa komente dallohen ofendimet që populli grek i drejton shqiptarëve, duke i quajtur “hajdutë”, “gej”, “të pagdhendur”, etj.
Këto janë disa nga komentet:
“Të kualifikohet Shqipëria dhe jo ne Grekët, çfarë do dëgjojmë tjetër tani, ne kishim edhe këngëtarë me mikrofona atje lartë, jo hajdutë të pagdhendur dhe të pashkolluar”, ka shkruar njëri prej tyre.
“Ky këngëtari i Shqipërisë na ka shtruar pllaka vjet në shtëpi”
“Të kalojë Shqipëria dhe Irlanda që janë gey që kapen dorë për dore dhe mos të kalojë Greqia?? Kjo është e tmerrshme domethënë. Vafshi në djall!”
“Ussttt, o flliqësira, kaloi Shqipëria dhe Bullgaria dhe ne na lanë mënjan, këta janë fqinjët tanë, të na rrojnë!”