Gramozi kërkoi t’iu hiqet rroga për mungesën në Kuvend, aIarmohet deputetja demokrate: S’kam qenë pushim, kam bërë një sërë takimesh


Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi që deputetëve të opozitës t’iu hiqte paga për muajt që nuk kanë qenë të pranishëm në Kuvend, ka ardhur edhe reagimi i parë nga radhët e PD.

Deputetja Fatbardha Kadiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se opozita nuk ka pushuar asnjë sekondë së punuari, së takuari dhe biseduari me njerëzit e këtij vendi dhe me të rinjtë e shumtë.

Kadiu shkruan se pavarësisht se opozita nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit, ajo s’ka reshtur, por ka zhvilluar takime të shumta.

Statusi i plotë i deputetes së PD-së, Fatbardha Kadiu:

Qëndrimi i kushtëzuar me parlamentin nuk do të thotë pushim siç pretendon pozita!!! Që nga data 15 tetor dhe në vijim kam realizuar një sërë takimesh të vazhdueshme me të rinjtë studentë në disa nga universitetet publike dhe private në vend. Studentet ndihen të harruar, mbi 70% e tyre kërkojnë një mundësi për t’u larguar nga Shqipëria.

Pasiguria, ekonomia e shka.tërruar, papunësia, rendi dhe siguria çdo ditë e më shume në rr.ezik. Të rinjtë kërkojnë politikan me integritet, politikan që ofrojnë përkushtim dhe punë jo për ba.ndat kr*minaIe por për qytetarët. Sot më shumë se kurrë ata thërrasin për kryeministër: Lulzim Basha!