Gjigandi 64 metër i gjatë bllokon kanalizimet


Një masë gjigante më e madhe se kulla e Pizës ka bllokuar kanalizimet në një qytet në Angli.

Masa prej 64 metrash e yndyrave e ngurtë, vajrave dhe copave të lagështa është zbuluar në kanalizimet e Sidmouth.

Këto masa formohen kur njerëzit hedhin mbetje, përfshirë yndyrnat, pelena dhe peshqirët, dhe do të duhen rreth tetë javë për ta hequr, thonY South West Water (SWW).

SWW ndan fotografitë e masës në mediat sociale, duke thënë, “Është një dyzinë 64 metra e gjatë, që krahasohet me gjashtë autobusë dykatësh njëri mbi tjetrin”.

Drejtori i Ujërave të Zeza SWW, Andrew Roantree tha: “Kjo tregon se si ky problem mjedisor kyç nuk është vetëm tek qytetet e Mbretërisë së Bashkuar, por pikërisht këtu në qytetet tona bregdetare”.

“Kjo është sasia më e madhe e zbuluar në historinë tonë të shërbimit që do ti marrë ekipit tonë të kanalizimeve rreth tetë javë për të shpërndarë këtë përbindësh, dhe duke punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira të punës”.

Z. Roantree ka paralajmëruar qytetarët që të jetë më i kujdesshëm në lidhje me atë që ata shkarkojnë në kanalizime.

Autoritetet kanë siguruar publikun se nuk ka rr ezik për ujërat që konsumohen në banesa, dhe puna për pastrimin do të fillojë më 4 shkurt.

https://youtu.be/rCcWql9kFnE