Era e Iuftës mes Rusisë dhe Ukrainës sa po vjen dhe po forcohet dhe këtë e tregon dhe temjani i priftërinjve ortodoksë që kanë nisur nga bekimi i raketave, trupave, anijeve dhe të gjithë flotës ruse që po bëhet gati. Më herët sot, Ukraina mori vendimin për të mos lejuar meshkujt rusë nga mosha 16-60 vjeç që të hyjnë në vend pas shpalljes së gjendjes së Iuftës.
Një përjashtim, sipas Kievit, do të përbënin vetëm rastet humanitare, si ata që do të udhëtonin për ndonjë funeraI. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 10 rajone të Ukrainës, kryesisht në ato që kufizohen me Rusinë, deri më 26 dhjetor.
Lëvizja vjen në mesin e frlkës për një invazion rus pasi forcat ruse kapën tre anije ukrainase dhe arr.estuan 24 marinarë në Detin e Zi, të dielën e kaluar. Ukraina tha se lncldentl ishte një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, ndërsa Rusia thotë se anijet kishin shkelur në ujërat e saj territoriale. Kjo është përplasja më e rrezlkshme në detin pranë Krlmesë që kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas në mars 2014.
Masat e reja u shpallën pasi Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, takoi zyrtarët më të lartë të sigurisë në Kiev. Presidenti, në një postim në Tëitter, tha se ndalimi kishte si qëllim të pengonte krijimin e ushtrive private në Ukrainë. Ai i referohej kështu separatistëve të mbështetur nga Rusia që krijuan njësi në prill 2014, për të Iuftuar kundër forcave qeveritare ukrainase, në lindje të vendit.
Ndalimi i hyrjes së shtetasve rusë do të kishte pasoja të rënda në udhëtimet ndërkufitare tani që periudha e festave afrohet dhe mund të pasohet nga masa reciproke nga ana e Rusisë.