“Ftohet” SHBA-ja me Europën, kjo është “bisha” e re gjermane (FOTO)


Projekti për brezin e ri të dronëve të zhvilluar nga Gjermania për BE-në, pritet të jetë gati në vitin 2025. Dronët europianë do të kryejnë monitorime si në tokë ashtu dhe në ajër.

Ky është misioni që i është caktuar Gjermanisë në takimin e fundit të Ministrave të Mbrojtjes të bllokut. Gjermania do të drejtojë gjithashtu edhe një projekt që ka si synim të përmirësojë aftësitë suImuese të helikopterëve franko-gjermanë, “Tiger”, si dhe mënyrat e tyre të komunikimit.

Italia do të merret me zhvillimin e sistemeve që do t’i kundërpërgjigjen kërc.ënimeve që mund të vijnë nga dronët e vegjël, si mënyrë për të mbrojtur territorin e unionit. Estonisë i është caktuar të krijojë sisteme navigimi për në terren, të cilat duhet të jenë të pavarura dhe të sigurta nga suImet kibernetike.

Ky sistem do të përdoret nga mjetet ushtarake të BE-së. Në diskutimet e fundit për bashkëpunim ushtarak, është hedhur ideja që Greqia, përveçse të merret me menaxhimin e shkollës së splunazhlt, të trajnojë edhe pilotët e ardhshëm të heIikopterëve europianë.