Nga foltorja e Parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuzat e radhës ndaj kryeministrit Rama. Në fjalën e tij para të pranishmëve në sallë Berisha akuzoi sërish Ramën për shtëpinë e tij në Surrel duke ftuar qytetarët të futen në google earth për të parë “madhështinë e saj”.
Mirëpo Berisha akoma nuk ka sqaruar vilën e vajzës së tij Argitës, e ndërtuar, shembur dhe rindërtuar në Gjirin e Lalëzit.
Me një kërkim të thjeshtë në google earth shihet qartë vila e Argitës e cila fillimisht u ngrit me dy kate më pas u shemb për ta ndërtuar edhe një herë nga fillimi, më të madhe.
Veç mosqarimit se ku i gjeti paratë vajza e Saliut, vlen të përmendet se ndërtimii vilës është bërë në kundërshtim të plotë me ligjin, pa asnjë lloj procedure ligjore. Për më tepër, ngjitur me vilën e Argitës është edhe shtëpia e presidentit Ilir Meta. (Lexo.al)