Fotot/Basha mbledh të “fortët” për 16 shkurtin


Demokratët po përgatiten për protesta antiqeveritare nëpër rrethe, të cilat pritet të kulmojnë me 16 shkurt, me një miting përmbledhës në Tiranë.

Protestat konsiderohen si test për lidershipin e ri dhe strategjinë e demokratëve, për rrëzimin jo të një kryeministri, por të modelit që ai ka instaluar në Shqipëri, si edhe për kthimin e besimit të qytetarëve te opozita.

Lulzim Basha me Monika Kryemadhin janë betuar se këtë herë ‘do e rrëzojnë me të vërtetë’ Edi Ramën. Duke përfituar nga rasti, rrjeti ka nisur të tallet me këta personazhe.