FOTOJA që ‘çmendi’ rrjetin, Mimi Kodheli kërkon ndjesë


Deputetja e Kukësit Mimi Kodheli ka kërkuar ndjesë për një foto që biologu Arben Palushi pretendonte se e kishte shkrepur në Bicaj të qytetit verior.

Fotoja qarkulloi nëpër shumë profile personale e portale online dhe kësaj nuk i shpëtoi as ish ministrja Kodheli e cila më pas është detyruar të kërkojë ndjesë për shkak se shumë e bënë lajm faktin që kjo foto ishte publikuar edhe në faqen e saj.

“Miq, më vjen keq që kjo foto e pretenduar se është marrë në Bicaj është një foto e biologut Arben Palushi, i cili për arsye, besoj të dobëta, ka pretenduar diçka të rreme. Kjo foto më është ofruar si origjinale. Megjithëse një foto e bukur e natyrës, ndjesen po e kërkoj edhe për Arben Palushin.

Sa për portalet i këshilloj të mos merren me bukuritë e natyres, por me qeIbin që i ka kapluar brenda tyre. Fundjavë të mbarë”, shkruan Kodheli për foton që në fakt i përket një liqeni në Nebraska