Rënie e vogël e stilit për dukeshën e Sussex. Këtë herë nuk është shtatzënia e Meghan Markle për të prodhuar lajm.
Pasi zbarkoi në Tonga, ku po vazhdon udhëtimin e saj zyrtar së bashku me Princin Harry, Meghan zbriti nga avioni me një fustan të kuq me qëndisje me lule, ku dukej forma e rrumbullakët e barkut, por edhe etiketa e bardhë e veshjes së saj.
Ndërsa ecte, era e ka ngritur në mënyrë të përsëritur stampën e bardhë, duke e bërë të dukej shumë në prani të fotografëve.