Në një kohë kur brenda “selisë blu” vijojnë spastrimet nga partia dhe priten emërime të reja mbi drejtimin e strukturave, duket se një pjesë e deputetëve e kanë kuptuar më së miri se si mund t’i ngjisin më shpejt shkallët e karrierës.
Një prej tyre është edhe ligjvënësi Genti Strazimiri i cili së fundmi ka marrë edhe rolin e operatorit për të filmuar ish-liderin e PD-së Sali Berisha i cili edhe pas dorëheqjes ka një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimet e kryedemokratit Basha.
Gjatë fjalës së ish-kryeministrit në Parlament, deputeti ka zgjedhur ta filmojë atë me celular duke e adresuar fjalë inkurajuese. E tillë është perjudha brenda PD-së, ndaj një lëpirje më shumë edhe mund t’i lejohet deputetit Strazimiri. TemA