Forcat amerikane brenda Sirisë (Video)


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar trup shtesë në rajonet e Sirisë ku pjesa më e madhe është janë kurde të Sirisë.

Forcat amerikanë kanë krijuar baza në këtë zonë.

Kurdistanët besojnë se amerikanët kanë ardhur për t’i ndihmuar ata të shmangin ndonjë ofensive, transmeton Indeksonline

Kjo bazë është e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara … Është krijuar për të kundërshtuar kërcënimin”, tha një luftëtar kurd, i identifikuar si “Sheiku i malit”.

Baza e SHBA-së është ngritur jo larg nga qyteti verior sirian i Manbij, i cili tani kontrollohet nga milicitë kurde.

Më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti se Ankaraja planifikon të synojë Manbij në operacionin e tij kundër kurdëve në Siri veriore. /Indeksonline/