Flamuri shqiptar pushton mediat e huaja, shihni ç’shkruajnë në shqip


Me rastin e 106-vjetorit të Shqipërisë shtet, edhe mediat e huaja e kanë uruar vendin tonë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Gazeta zvicerane “Blick” ka bërë një urim të veçantë për shqiptarët me një foto të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Shqipëria sot feston ditëlindjen e 106-të”.- shkruhet në gjuhën gjermane mbi foton e një shqiptari të veshur kuq-e-zi.

Ndërsa krahas fotos, kanë uruar në shqip “Gëzuar ditën e flamurit.”