Edhe pse stadiumi i ri “Arena Kombëtare” nuk është përfunduar ende, FSHF ngul këmbë duke kandituar herë pas here që një nga finalet e ardhshme të Superkupës së Europës të zhvillohet pikërisht në Tiranë.
Megjithatë, në asnjërin rast, UEFA nuk ia ka dhënë këtë të drejtë madje e ka refuzuar hapur.
Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit ka këmbëngulur se me punë do të vijë dita që organizimi të bëhet në Tiranë, por mesa duket, UEFA është “lodhur” nga kjo këmbëngulje.
Sot, është publikuar lista e re me vendet kandidate për të organizuar në vitet e ardhshme finalen e Superkupës së Europës, Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe finalen e Ligës së Kampionëve për femra.
Në listën me vendet kandidate, bie në sy mungesa e Shqipërisë dhe me shumë gjasa, UEFA ka refuzuar njëherë e mirë aplikimin e FSHF-së.