Feston sot ditëlindjen, Tolgahan uron në shqip Almeda Abazin


Ditën e sotme, aktorja e njohur Almeda Abazi feston 27-vjetorin e lindjes së saj. Me siguri për të kjo do të jetë ditëlindja më e veçantë, pasi e ka gjetur në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Në Instastoryn e saj, Almeda ka ndarë me ndjekësit urimet e para që ka marrë nga familjarët e miqtë më të afërt. Vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr urimi i bashkëshortit të saj.

Ai e ka uruar në turqisht:
“Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesen tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde.”

Më pas Tolgahan ka shkruar me shkronja të mëdha edhe në shqip “Të dua shumë”, krahas fotos së Almedës.