Papa Françesku do të mbante fjalën e tij para të pranishmëve ditën e djeshme në Vatikan, por të gJithë vëmendjen e mori një 6-vjeçar.
Ndërkohë që Ati i Shenjtë qëndronte i ulur, djali ka ngjitur shkallët i afrohet fillimisht gardistit stoik zviceran duke e prekur tek duart që i mbante të palëvizura si për të vërtetuar në është njëri apo jo.
Pas kësaj djali lëviz nëpër skenë përreth karriges së Papës, ndërsa nuk shqetësohet që lëvizjet e tij kishin tërhequr vëmendjenn e të gjithëve.
Pak çaste më vonë shfaqet një grua e cila tenton të marrë fëmijën, por ai nuk bindet dhe ajo shkon në vendin e saj. Ndërsa më pas djalit i është bashkuar edhe një vajzë që është sa ai në moshë.
Kjo situatë ka krijuar të qeshura jo vetëm te të pranishmit në sallë, por edhe tek Ati i Shenjtë.
Ndërsa videoja ka bërë tashmë xhiron e botës.
https://www.facebook.com/NBCNewsWorld/videos/1163217657168654/?t=0