FBI kë.rcënon krerët e politikës shqiptare: Byronë Kombëtare të Hetimit do ta kontrollojmë ne


Ja si përfaqësuesi amerikan në Tiranë hodhi në erë planin e Berishës, Ramës, Metës, Bashës dhe Monikës për të kapur Byronë Kombëtare të Hetimit, krerët e ma.fies politike u dorëzuan pas kë.rcënimit,

Në verën e vitit 2016, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, përmes zarave të tyre në Kuvend, kundërshtuan zbarkimin në Tiranë të një komisioni me përfaqësues të SHBA dhe BE, për të kontrolluar Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila do të go.dasë kokat e kr.imit dhe korr.upsionit në Shqipëri.

Por, në një mbledhje të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, përfaqësuesi e amerikanëve në Tiranë John Smibert kërcënoi krerët e mafies politike shqiptare, duke deklaruar se FBI do ta kontrollonte Byronë e Hetimit. Krerët e politikës shqiptare synonin ta kontrollonin vetë Byronë e Hetimit, për ta kthyer në një vegël në duart e tyre, siç kanë bërë me gjykatat dhe prokurorinë deri më sot. Por ky plan nuk u pranua nga amerikanët. Ata ua bënë të qartë krerëve të politikës shqiptare se duhet të pranonin kontrollin e Byrosë së Hetimit nga FBI, në të kundërt nuk kishte para dhe as bashkëpunim.

Jon Smibert, në këtë mbledhje u shpreh: “Unë nuk mendoj se sa shtrihet. Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s’është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë.

Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, që janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë. Mbase këto do të jenë brenda marrëveshjes kuadër, që ka me Bashkimin Europian, me PAMECA-n apo me të tjera. Këto do të përzgjidhen nga misionet, e kjo do të thotë se delegacioni i BE-së do t‟i caktojë ata persona”.

Kreu i Komisionit në atë kohë, Fatmir Xhafaj, kërkoi sqarimet për këtë ekip ndërkombëtar apo komision. “Mund të mos ketë detaje lidhur me këtë gjë. A do të duhej që kjo të ketë një marrëveshje të drejtpërdrejt, për ta rregulluar gjithë këtë proces, që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Një kjo. E dyta, nuk keni lënë nen pa thënë këtu e pa përmendur detaje nga më të hollësishmet.

Vetëm kjo është një gjë e përgjithshme e pa asnjë detaj. Nëse do të rregullohet te marrëveshjet dypalëshe, jam dakord: sa veta janë? Si funksionojnë? Çfarë mandati kanë? Të gjitha këto përbëjnë elementë të rëndësishëm. Prandaj po them se, për shembull, BE-ja ka këtu nja katër misione asistence policore. Duhet ndalur se për çfarë bëhet fjalë, për një moment: çfarë statusi kanë këta? Çfarë mandati? Cilat janë detyrat që kryejnë këta? Kështu, kam përshtypjen se kjo është një gjë që duhet të qartësohet”.

Krerë e mafies politike shqiptare u dorëzuan pas kë.rcënimit të përfaqësuesit amerikan. Ata pranuan që Byroja Kombëtare e Hetimit të kontrollohet nga FBI-ja amerikane si dhe ekspertë të drejtësisë penale të Brukselit. Ky parashikim është elementi bazë që i bën shqiptarët që të besojnë se Byroja Kombëtare e Hetimit do të godasë kokat e kr.imit dhe të korr.upsionit pa asnjë dallim në Shqipëri. Me ngritjen e Byrosë, Edi Rama do të japë llogari se ku i ka marrë 400 milionë lekë për ndërtimin e sarajeve në Surrel dhe për vjedhjen e mbi 5 miliardë eurove gjatë pesë viteve në pushtet. Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha do ta japin llogari për qindra kr.imet ekonomike dhe njerëzore që kanë bërë gjatë tre dekadave të fundit./Pamfleti