Çifti Cristiano Ronaldo-Georgina Rodriguez është një superfuqi sa i përket popullaritetit në rrjetet sociale. Modelja ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme të modës, duke zënë edhe faqet e para të revistave.
Gjithsesi, fotoja e fundit që ka publikuar Georgina ka nxitur reagime nga më të ndryshmet. Disa komentues madje kanë vënë në dyshim edhe shijet e saj.
“Është shumë tërheqëse, por personalisht mendoj se ka nevojë për dikë që ta këshillojë për stilin, me paratë që ka…,” ishte një nga komentet, për të vijuar më një tjetër: “Duhet të vishesh si një divë, edhe kur shëtit në fshat”, ose “CR7 ke qëndruar në krah të Irina Shayk dhe kuptoje diçka nga moda, mësoje si të vishet!”.