Një familje shqiptare e cila ka kërkuar azil politik në Francë është përballur vërtet me një fat që nuk e priste.
Familja me dy fëmijë të moshës 8 dhe 10 vjeç ishin shpërngulur në Gap të Francës, pasi në Shqipëri kërcënohen nga mafia, por kërkesa për azil u është refuzuar nga autoritetet.
Mirëpo kur familja ishte gati për t’u kthyer në vendin e saj pas refuzimit që mori, një grua franceze e quajtur Michele Passas u ka liruar atyre dhomën e saj. France 3 shkruan se prindërit e fëmijëve flenë në dhomën e gjumit të francezes, ndërsa fëmijët në dhomën e miqve. Francezja vetë ka vendosur të flejë në divanin e sallonit.
Ajo ka thënë:
Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar.”
Më tej ajo ka treguar se çifti fle me dritën ndezur pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira.
Gruaja është pjesë e një shoqate humanitare franceze e cila është mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë familjes shqiptare.
Shoqata thotë se më parë ishte mundësia për të telefonuar numrin përgjegjës për strehim, mirëpo tani ata refuzojnë që të ndihmojnë familjet të cilave u është refuzuar kërkesa për azil.
Cecile Leroux thotë:
Na kanë thënë se kjo familje nuk është e rrezikuar, por çfarë do të thotë “e rrezikuar” kur bëhet fjalë për një familje me dy fëmijë të mitur që nuk ka të holla?”
Media franceze shkruan se shqiptarët janë populli që ka parashtruar më shumë kërkesa për azil në Francë gjatë vitit 2017.
“Në këtë vend me vështirësi të mëdha ekonomike, i cili është vlerësuar si vend me prejardhje të sigurt, shqiptarët shumë pak e kanë të rregulluar jetën”, shkruajnë ato