E ftuar në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ në News24, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka rrëfyer momentin e vështirë që ka ka kaluar në jetë.
Këngëtarja Eneda Tarifa rrëfeu një moment me babain e saj, teksa u përlot kur kujtoi momentet e vështira që i qëndronte pranë në spital.
Këngëtarja tha se ne spital kishte takuar dhe një vajzë të vogël që vuante nga e njëjta sëmundje si i ati i saj.
‘Para se të futej në sallën e operacionit më përqafoi, unë i dhashë kurajo. Atje thashë paska një fuqi të madhe që shpëton ata që duhet të shpëtohen…’- tha kengetarja duke u përlotur.
Ndërkohë edhe moderatorja e emisionit, Ola Bruko rrëfeu se edhe ajo është rritur pa baba në një mentalitet që e bën të vështirë jetën e një vajze së cilës i mungon figura e tij.