Enca zbulon ‘padashje’ partnerin dhe pendohet direkt!


Enca është një ndër këngëtaret shqiptare më aktive në rrjetet sociale. Ajo mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj duke i njohur me të gjitha aktivitetet e saj artistike, por edhe me momente nga jeta private.

Madje gjatë kohës që ishte në Paris për të festuar ditëlindjen e saj ajo u shpreh se është single, por që s’do ishte keq nëse do gjente një të dashur francez. dasur Por vetëm pak minuta më parë, këngëtarja i ka habitur të gjithë me postimin e saj.

Enca ka publikuar një foto në profilin e saj në Snapchat, ku duket nje fytyrë mashkulli, që i ka dërguar asaj një puthje dhe këngëtarja ka vendosur një emoji zemër. Nuk e dimë nëse është i dashuri, shoku, fansi apo ndonjë admirues sekret, por ajo që dimë është se Enca e fshiu foton.