Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë të martë Tiranën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kinostudios.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është Marjo Majollari, rreth moshës 28 vjeç.
Sipas raportimeve paraprake, viktima është qëlluar me armë në afërsi të një karburanti. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën.
Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga blutë e kryeqytetit.