‘Policia është ëndrra ime, nuk do tërhiqem kurrë, çka më ndodhi më ka bërë më të fortë, më të motivuar. Ndjehem e përulur para gjithë shqiptarëve të cilët u bënë pjesë me mesazhet e tyre’.
Ina Nuka, punonjësja e Policisë e cila mbeti e pla gosur nga një kaps ollë gjatë protestës më 22 Nëntor para Parlamentit, rreth orës 21:30 ka mbërritur në Rinas, pasi ishte për trajtim mjekësor të specializuar në Ankara të Turqisë.
Në Rinas Ina Nuka u prit nga Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Zv/drejtori për Rendin në DVP Tiranë Dhimitraq Ziu, drejtues të tjerë të lartë të Policisë, kolegë, miq e të afërm.
Gjatë një prononcimi për median Ina Nuka u shpreh:
Mirënjohje e falënderim për gjithë shqiptarët që me mesazhet e tyre u solidarizuan dhe më mbështetën, ndjehem e përulur përpara tyre. Falënderoj Kryeministrin e vendit, që bëri të mundur dërgimin tim në Turqi për ndërhyrje krir ugjikale shumë të specializuar, Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për inkurajimin dhe mbështetjen që më dhanë, kolegët dhe cilindo që u bë pjesë e dhimbjes sime.
Falënderim i veçantë për mjekët e spitalit në Ankara, të cilët kryen tre opera cione për të rikuperuar dëmtimin e madh të gi shtave të dorës, si dhe qeverinë turke dhe ambasadorin e Shqipërisë në Turqi.
Unë jam punonjëse Policie, isha duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin, s’kam asnjë mëri personale me askënd, për cilindo që shkel ligjin, të veprojë ligji. Dua të përcjell një mesazh, të mos reflektojmë dh unë, të mbrojmë jetën e ta duam më shumë atë.
Kurrë s’do heq dorë nga Policia, pasi jam privuar nga shumë gjëra të tjera për të realizuar ëndrrën time, të jem pjesë e Policisë së Shtetit.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/361411328006787/?t=0