Emecionuese, Noizy surprizohet nga Flori me sindromën down (Video)


Shumë njerëz kanë dëshirë të takojnë idhujt e tyre dhe në një mënyrë apo në një tjetër përpiqen që t’i bëjnë ata të ndihen mirë teksa u dhurojnë gjëra të personalizuara. Flori është një djalë i ri që simpatizon Rigels Rajkun, reperin shqiptar të njohur si Noizy.

Ai e ka takuar idhullin e tij dhe ka menduar që t’i dhurojë diçka që Rigelsi ta kujtojë gjithmonë. Reperi shqiptar e ka publikuar në rrjetet sociale, krenar për dhuratën që ka marrë nga fansi me sindromë down.

Në video shihet një anije me vela dhe në njërën anë të saj shkruan emrin e tij kurse në anën tjetër shkruan ‘OTR’, emrin e grupit të tij të preferuar, lider i të cilit është Noizy. Admiruesi i reperit shihet teksa i thotë këngëtarit që ta gëzojë dhuratën dhe përshëndet në video me tre gishta, simbolin e grupit.

https://youtu.be/sU4Lla_g1X0