Një ëmbëlsirë e shijshme që duhet ta provoni!
Përbërësit:
200 gr çokollatë për zierje
150 gr cokollate e forte e zeze e coptuar
600 ml ajke e embel
20 gr sheqer pluhur
4 luge leng portokalli
1 luge levore portokalli ne rende
Për glazuren:
150 gr çokollatë për zierje
90 gr margarin
Udhëzimet:
Se pari tundim ajken e embel derisa te trashet. Shtojme sheqerin pluhur dhe vazhdojme me perzierjen.
Shtojme dhe lengun dhe levoren e portokallit. Cokollaten per zierje e shkrijme mbi avull dhe e shtojme tek ajka e tundur. Shtojme dhe cokollaten e zeze te coptuar ne copeza te vogla. Tani perziejme me tel dore ngadale.
Kallepin per embelsira me madhesi 24 e mbulojme me foli – fundin dhe skajet e kallepit. Me pas vendosim masen me ajken dhe cokolaten e shkrire ne kallep te mbuluar. Kallepin e fusim ne ngrirje te thelle per 3 ore.
Pak para se ta marim embelsiren nga ngrirja e thelle pergadisim glazuren me shkrirjen e cokollates mbi avull dhe pastaj e perziejme me margarinen e zbutur dhe e perziejme mire derisa te bashkohet mire cokollata me margarinen.
Pastaj e marim embelsiren nga ngrirja, e kthejme permbys kallepin ne menyre qe embelsira te bie mbi tabaka dhe largojme folien. Persiper qesim glazuren, e shtrijme mire me luge dhe embelsiren e kthejme ne ngrirje edhe per 30 minuta derisa te formesohet mire cokollata.
Para servimit, do ta nxjerrim ne momentin e fundit, dhe do ta servojme te ftohte duke freskuar keshtu veten dhe miqte.