Shqiptarët për shqiptarët” i sollën familjes Mera nga Urxalla gëzim dhe lumturi pasi gjithë familja u zhvendos në apartamentin e mobiluar në Burrel, pranë spitalit aq të nevojshme.
Elvis Naçi me ndihmën e shqiptarëve me zemër të madhe grumbulloi paratë për ti blerë familjes një apartament në qytetin e Burrelit, afër spitalit dhe shkollës. Lumturia e anëtarëve të familjes ishte e papërshkrueshme kur dera e banesës së re u hap për herë të parë.
Kamera e “Shqiptarët për shqiptarët” shkoi sërish për të parë familjen. Jeta e tyre ka ndryshuar. Aleksandro i vogël 6 vjeç ka shkuar për herë të parë në shkollë. Mësuesja ndihmëse thotë se vogëlushi është mirëpritur me ngrohtësi nga moshatarët ndërsa vetë ajo po e ndihmon që të arrijë shokët në mësime. Por edhe përditshmëria e anëtarëve të tjerë të familjes ka ndryshuar plotësisht.
Sot jam i lirë dhe i lumtur. E vetmja gjë që dua është dituria, është shkolla” thotë Ergisti.
Lumja thotë “ jam shumë e lumtur, këtu është jeta. Më është plotësuar dëshira, fëmijët më thonë është mrekulli e paparë, dalin shëtisin, kanë shokë. Mua më ka ndryshuar jeta. I falënderoj shumë shqiptarët për shqiptarët” këto janë impresionet e zonjës së shtëpisë e cila gjatë kësaj jave ka pritur edhe vizita për shtëpinë e re.
https://youtu.be/fLxGI7zDRPQ