Elseid Hysaj i ndihmon djaloshit nga Shkodra që po lufton për jetë


15-vjeçari Musa Baculi është në Iuftë me jetën. Adoleshenti dergjet në një shtrat në spitaIin e Shkodrës prej 3 muajsh.

Lajmi për gjendjen e tij shëndetësore u bë publik dhe ka prekur shumë njerëz të cilët u ofruan për ta ndihmuar, pasi Musait i duhen para për tu mjekuar në një spitaI në Xhenova të Italisë.

Një ndër ta ka qenë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Gjatë kohës që ishte në Shqipëri i grumbulluar me ekipin Kombëtar, shkodrani ka shkuar në spitaI ka takuar nënën e Musait dhe e ka pyetur se sa është nevojë që ai t’i ndihmojë që djaloshi 15-vjeçar të arrijë të shpëtojë.

Nëpërmjet një lidhje direkte me emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, Hysaj foli në lidhje me donacionin, ku veç të tjerave u shpreh: “Pashë foton që kishte publikuar Sidriti, shkova ta takoja vetë. Mesazhi për Musain është se të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë, besoj se do ja dalim të gjithë. Paratë nuk të japin lumturinë”.

https://youtu.be/mJWmYGFtO6s