Eli Fara rrëfen për periudhën më të vështirë të jetës: Nuk kisha bukë të haja


Kush mund të mendojë sot se edhe personazhet e njohur rreth e rrotull nesh kanë kaluar jo pak periudha të vështira gjatë jetës së tyre? Duket gai-gati e pamundur ndërsa çon nëpër mend se, në vitet e tyre të para mund të kenë pasur periudha aq të vështira, sa edhe kostot minimale financiare.

Janë parë gjithmonë me interes lajmet që listojnë personazhet e famshëm kudo në botë që kanë bërë punë të rëndomta në fillimet e tyre, kanë shitur paketa në rrugë apo edhe kanë lypur për të siguruar disa të ardhura. Nuk ka qenë e panjohur kjo periudhë edhe në Shqipëri.

Këngëtarja e njohur Eli Fara, një prej zërave ikonë të folkut shqiptar, sot e gjithë ditën mbetet një prej artistëve më të kërkuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Timbri i saj, i pangatërrueshëm me asnjë tjetër, i bën të gjithë të kërcejnë e të këndojnë bashkë me të. Sot, Eli mund të jetë në çdo kënd ku gëzojnë shqiptarët, ku ka festë e gaz, por në fillimet e karrierës, edhe ajo ka kaluar jo pak vështirësi, edhe ekonomike.

Duket e vështirë për t’u besuar, por sot, nga studio e “Thumb” përballë Fatmës dhe Aulonës, Eli rrëfeu edhe për periudhën më të vështirë të jetës. Përballë pyetjes ‘cili ka qenë momenti më i vështirë i jetës’, pa u menduar, këngëtarja tha se, në fillim të viteve ’90, edhe asaj, si shumë familjeve, i është dashur ta nisë gjithçka nga zero: “Në fillim të viteve ‘90, kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë.

Ne jemi brezi që e kemi nisur gjithçka nga zero. Unë mund të mos kisha edhe bukë të haja dhe nuk e merrte vesh askush. Mbaj mend që edhe kur shkoja te babi, ai më pyeste ‘ke nevojë për gjë, të duhet gjë, të duhen lekë?” Unë mund të isha pa asnjë kokërr leku në xhep, por i thosha ‘jo, kam’”.

“Po, kur e kujtoj sot, ndihem shumë krenare, sepse njeriu duhet të ketë karakter”,- shton më tej Eli Fara.

Kujt ia kishte marrë mendja? Ata e thonë gjithmonë se, në fund të fundit, janë të gjithë njerëz si ne, kalojnë të njëjtat siklete si ne, edhe ekonomike qofshin ato, por kush i besonte?