Dy ditë më parë bëri bujë një postim i Noizyt në rrjete sociale ku i bënte thirrje studentëve të mos influencohen nga partitë politike dhe se zgjidhja arrihet duke dialoguar.
“Tani nese une do doja disa ndryshime do beja çmos ta ulja baben ose te zotin e shtepise per te biseduar se si mund t’ia dalim mbane!
Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE te keqe ka te uleni dhe te veni pikat mbi i?
Kur vete kryeministri po ju ofron takim dhe po thote se jam i gatshem per t’i plotesuar te gjitha kerkesat, madje dhe me shume se ç’kerkoni, mos valle eshte politike gjithcka?”, shkruante Noizy ndër të tjera në statusin e tij.