Prej më shumë se dy javësh banorët e Astirit protestojnë për shembjen e banesave të tyre duke kërkuar një dëmshpërblim. Por qeveria deri tani ka ofruar për ta qira të paguar për trevite. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot, më zë dhe figurë, një nga premtimet më të forta të fushatës elektorale të Edi Ramës: Përfundimin e procesit të legalizimit dhe frazën e famshme të kryeministrit, “shtëpitë nuk prishen”.
“Dyfytyrësia është pafytyrësi! – e ka komentuar Berisha këtë video, ku dëgjohet qartësisht zëri i Ramës tek thotë “Shtëpitë nuk prishen”. – Kur i duheshin votat, Kallam Dështakut, shtëpitë nuk prishen. Tani i duhen paratë e drogës – rrafshohen mbarë!”.
Në videon e mëposhtme, shfaqet rama duke folur me banorë të palegalizuar në Unazën e Re, ku shprehimisht thotë: “Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin, të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori, se nuk është vetëm puna e legalizimit në kuptimin që të mos prishen shtëpitë. Se shtëpitë nuk prishen, gjithsesi.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/304302306849983/?t=0