Edi Rama nxehet me ak uzat për shtëpinë luksoze: Do të …


Edi Rama ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera foli dhe për shtëpinë e tij në Surrel. Rama tha se shtëpinë e ka ndërtuar që t’i shërbejë pasi të tërhiqet nga politika.

“Shtëpia është shumë e mirë, shumë e rehatshme, nuk ka nga ato salltanetet me luanë, me elefantë, me krokodilë, me delfinë, nuk i dua ato, nuk dua ato pllakat që kur futesh në shtëpi sikur futesh në disko”, u shpreh kryeministri.

“Unë në një moment të caktuar do tërhiqem nga kjo punë dhe do merrem me art, me krijimtari prandaj këtu është ideja që nesër ky të jetë vendi ku unë do merrem me art, krijimtari. Për momentin shkoj tek oxhaku i shokut tim prandaj është kështu kjo”.

“Shtëpia u bë falë gruas se po te mos ishte ajo nuk bëhej shtëpia. Unë përgjithësisht kam jetuar me teorinë që vijmë dhe ikim vetëm nga kjo botë. Por kur martohet njeriu, bëhet me fëmijë, mblidhet. Ishte merita e Lindës që u bëra me shtëpi”, u shpreh kryeministri.