Edi Rama ‘befason’, ky është qëndrimi për taksën ndaj Serbisë


Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala ka publikuar një fotografi së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku në fotografi shkruhej 100%, duke aluduar në taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe.

Sipas asaj që ka publikuar ministri kosovar në mbishkrimin e fotografisë, i bie që 100% është vendosur nga shefi i Qeverisë shqiptare, që indirekt ai po e mbështet këtë vendim.

“@copyright: Edi Rama”, ka shkruar ministri Shala, në mbishkrimin e fotografisë të publikuar me Edi Ramën.

Kjo është fotografia e publikuar:

Vendosja e kësaj takse nxiti reagime të shumta.

Përpos atyre që e mbështetën, pati edhe kundërshtime.

Zëdhënësja e Mogherinit, Kocijancic i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të heq dorë nga kjo taksë.

Reagime të shumta pati edhe nga Serbia dhe Bosnja.