Leonita Lekaj, bashkëshortja e futbollistit të Arsenalit Granit Xhaka ka mahnitur mediat franceze.
“Le Matine” shkruan se Leonita, e cila njihet për stilin e saj të veçantë, ka gëzuar familjarët e saj duke respektuar të gjitha traditat e Kosovës në festën e Kanagjegjit.
Ndërsa mbante të veshur një kostum popullor, ajo kërcente krah familjarëve.
“Edhe pse jam e lindur dhe e rritur jashtë shtetit të Kosovës, traditat shqiptare nuk i harroj asnjëherë, dhe duhet të mbahen përgjithmonë, jam krenare që jam shqiptare me gjak dhe me zemër.” – shkruan Leonita në postimet e saj në “Instagram”
Një prej detajeve që u vu re ishte ndërrimi disa herë brenda natës, gjë që u konsiderua e pazakontë.
Leonita u martua me futbollistin shqiptar, Xhaka në korrik të 2017 dhe vendosën që dasmën ta bënin në Prishtinë.
a.s/dita