E TRlSHTË/ Djaloshi i propozon midis aeroportit, vajza e lë ‘me gisht në gojë’ (Foto)


Një propozim për martesë në mes të aeroportit të Catanias në Itali nuk shkoi ashtu siç duhej. Një djalë i ri kishte organizuar çdo gjë për propozimin e duhur, me një tullumbace të kuqe në formë zemre ku shkruhej “Do të martohesh me mua” dhe me unazën në xhep kishte shkuar në aeroport të priste të dashurën.

Por fatk eqësisht çdo gjë shkoi kot. E dashura e tij, e refuzoi propozimin për martesë dhe u largua menjëherë nga aeroporti duke e lënë të dashurin të zhgënjyer e të mërzitur me tullumbacen e kuqe në dorë.

E gjithë ngjarja është bërë publike nga llogaria e Faceboo-ut e “Aeroporto di Catania – Sicilia”, e cila postoi edhe një foto të tullumbaces në formë zemre. Nuk kanë munguar edhe komentet në mbështjetje të djalit të ri, të cilët e përgëzonin për kurajon që kishte./Balkanweb