E tmerrshme:Pas nje kontrolli ne burg policia gjen ne dhomen e 22 vjecarrit na Durresi dicka qe i tmerroi te gjithe


Një i ri i cili vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fier, ka befasuar me veprimet e tij në qeli.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin nga Durrësi Nazmi Çaka, i cili ka prerë një tigan në qeli, dhe ka përgatitur një mjet prerës, të ngjashëm me thikë.

Më konkretisht gjatë një kontrolli në qelinë e Çakës më 15 mars, është konstatuar se tiganit i është prerë një copë për të përgatitur thikë, e cila kishte një gjatësi prej mbi 10 centimetrash dhe ishte fshehur në zgarën e dritares.

Në pjesën e përshtatur si bisht, thika ishte mbështjellë me një rrobë.

Dyshohet se mjeti prerës në trajtë thike, do të përdorej për ndonjë konflikt të mundshëm në burg. Po ashtu tiganit i ishte shkëputur një formë rrethore, në trajtë grushti metalik.

Nga ana e tij i dyshuari nuk ka pranuar të tregojë më shumë mbi sendet e ndaluara, duke bërë që ndaj tij të nisë hetimi për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Çaka ndodhet në qeli, pasi në mars të vitit 2017, tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet.