Vajza në foto Ari Kala, është 24 vjeç dhe emri i saj po bën xhiron e botës pasi ka pohuar se arrin të kuptojë përmes nuhatjes nëse dikush do vdesë së shpejti.
Vajza australiane ka treguar se e ka ndjerë dhuntinë dhe e ka vënë në zbatim kur ishte vetëm 12 vjeçe.
Një ditë para se xhaxhai i saj të vdiste ajo i kishte treguar nënës së kishte ndjerë një aromë të çuditshme tek xhaxhai, aromë vdekjeje dhe fatkeqësisht ashtu ndodhi, të nesërmen pas shkollës, ajo dhe prindërit e saj e kishin gjetur të pajetë.
“Ishte një aromë që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Më vonë e kuptova se kishte lidhje me vdekjen.
Që me xhaxhanë tim unë kam zhvilluar aftësitë dhe përjetoj të njëjtën gjë kur iu afrohem njerëzve me sëmundje terminale ose shumë të moshuar”, -thotë Ari.
Ajo po ndihmon njerëzit me sëmundje terminale të cilët i përgatit në mënyrën më të lehtë apo suportuese të mundshme për vdekjen që e kanë pranë, shkruan Tiranapost.“
Më kanë ardhur shumë njerëz dhe unë në disa raste nuk iu kam treguar se do vdisnin, vdekjen e tyre e kam ditur dhe ashtu ka ndodhur!”
E frikshme!