Një foshnjë, gjinia e së cilës nuk u bë me dije ka pasur një fat tragjik, pasi ka mundur të jetojë vetëm 15 minuta.
Këmbët e fëmijës të porsalindur ishin të bashkuara, prandaj dhe u quajt edhe “bebja– peshk”. Gjithashtu, edhe organet gjenitale të fëmijës nuk ishin të identifikueshme.
Disksha Kamble, 25 vjeçe e ka lindur këtë fëmijë në një spital shtetëror në Beed në Maharashtra, në Indinë Perëndimore.
Zonja Kamble ka mësuar gjendjen e foshnjës vetëm pasi lindi dhe u shokua nga pamja. Burri i saj Nanoba Kamble, 32 vjeç, punëtor i thjeshtë ndërtimi tha se ndihet i shkatërruar.
“Ne nuk kemi parë foshnjë të tillë. Na vjen keq që e humbëm fëmijën tonë”, tha ai. Bebja dyshohet se vuante nga sindroma e mermaid, e cila prek një foshnjë në 60 mijë deri në 100 mijë lindjeje.