E rrallë/ Lind fëmija me “këmishë” në maternitetin e Tiranës


Është një fenomen i rrallë dhe i bukur njëkohësisht. Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë ka ardhur në jetë foshnja me “këmishë”, një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje.

Lajmin e ka bërë të ditur mjekja Anika Dokle, përmes një fotoje, ku foshnja gjendet brenda qeskës amniotike, e njohur ndryshe si “këmishë”.

Normalisht bebja lind pa qeskën amniotike pasi ajo çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fetusin që të dalë jashtë. Por rrallë ndodh që qeska të mos çahet dhe bebja të lindë e “veshur me këmishë”. Nevojitet ndërhyrja e mjekut që të çahet qeska të derdhet lëngu e të lidhet kordoni umbelikal.

/shendeti.com.al