Këngëtarja dhe moderatorja e njohur e emisionit “Stop”, Rozana Radi, është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit dhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social Instagram.
Postimet e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët me siguri janë pikëIIuar nga një postim në Instastoryn e Rozanës gjatë ditës së sotme.
E pyetur nga ndjekësit se me kë jeton dhe a ka kafshë shtëpiake, Rozana që prej kohësh i ka humbur të dy prindërit, ka dhënë përgjigjen prekëse:
“Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi, që për fat nuk kam mundësi t’ja puth duart nënës dhe ti them faleminderit babait për shkollën e mirësisë që më dha.
Ps: Kam një qen të mrekullueshëm që quhet Pinuç.”- ka shkruar Rozana.