E prekshme, ky ishte mesazhi i fundit i futbollistit Emiliano Sala para rrëz imit të avionit


Emiliano Sala ka dërguar një audio mesazh nga ajri në një grup në WhatsApp para se avioni që udhëtonte në Cardiff do të zhdukej gjatë rrugës
Pasi ishte konfirmuar si lojtar i ri i Cardiff City, Sala po udhëtonte nga Nantes për në Wales kur avioni i tij humbi gjatë udhëtimit.

“Tung, vëllezër të vegjël, si jeni njerëz të çmendur”, fillon mesazhi më zë i Sala.

“Vëllezër, jam i vd ekur. Isha këtu në Nantes duke bërë gjëra, gjëra dhe gjëra që nuk ndalonin kurrë”.

“Jam këtu në avion që duket se do të rrëzohet dhe po shkoj në Cardiff”.

“Nesër, ne do të fillojmë dhe në mbrëmje do të filloj të stërvitem me skuadrën time të re. Të shohim çfarë do të ndodh. Si jeni vëllezër dhe motra, të gjithë mirë?”.

“Nëse në një orë e gjysmë nuk do të keni ndonjë lajm për mua, nuk e di nëse ata do të dërgojnë dikë që të më kërkojnë sepse nuk do të me gjejnë, por ju e dini…Babi, sa i fri kësuar që jam?”.

Lojtari sapo ishte transferuar në Cardiff City si transferi më i shtrenjtë këtë muaj pasi që ishte blerë për 17 milionë euro në Ligue 1. /GazetaExpress/