Në 1997 në qytetin gjerman të Frankfurtit, një burrë e raportoi makinën e tij të vjedhur në polici. Njëzet vjet më vonë, autoritetet në qytet kanë gjurmuar mjetin e humbur, vetëm për të zbuluar se njeriu që e kishte në pronësi në të vërtetë, vetëm ka harruar se ku e ka parkuar veturën duke supozuar se ishte vjedhur.
Mjeti u gjet në një garazh në një ndërtesë të vjetër industriale që pritet të shkatërrohet.
Makina ishte në rrugën e rrënimit, kështu që u raportua në polici, e cila pastaj hetoi se kush ishte pronari shkruan The Indipendent, transmeton Indeksonline.
Sipas gazetës rajonale gjermane Augsberger Allgemein, burri tani 76-vjeçar, ishte drejtuar nga policia me vajzën e tij për t’u ribashkuar me makinën.
Për fat të keq makina nuk ishte më funksionale dhe duhej të asgjësohej.
“Makina për kohë të gjatë nuk ka punuar dhe nuk është funksionale andaj do të dërgohet në grumbull për tu prerë”, thanë autoritetet në Frankfurt.