E mbani mend Elsën e ‘Pallatit 176’? Sdo ti besoni syve kur të shihni sa vjeç është sot aktorja


E kush nuk e mban mend komedinë më të sukseshme të viteve ’90 “Pallati 176”, batutat e të cilës sot i përdor i madh e i vogël. Nuk ka shqiptar që nuk e njeh Elsën e Fredit, dialogët e këtij “çifti” kushedi se sa herë mund t’i kemi përdorur edhe në jetën e përditshme.

Kur e sheh në rrugë, të imët, të brishtë dhe të re, të duket sikur koha ka mbetur në vend për “Elsën”. Por aktorja, e cila u bë e famshme në rolin e saj si “Elsa” në komedinë ‘Pallati 176”, Eva Alikaj festoi disa muaj më parë ditëlindjen dhe mbushi plot 57 vjeç.

Eva Alikaj është shumë e njohur për rolet e saj që ka pasur kryesisht në vitet 80 në film dhe teatër. Megjithatë kohët e fundit ajo është angazhuar në disa spektakle në televizion.

Aktorja e njohur shqiptare e ftuar në një emision ka folur për veten, karrierën e saj në teatër, largimin nga Shqipëria, dhe për të birin e saj Xhinon i cili është 25 vjeҫ, merret me muzikë klasike dhe jeton në Shtutgard.

Eva ka treguar se ajo nuk mund të tregohet më e rreptë me të birin, kjo edhe për shkak të moshës dhe pavarësisë që ai ka krijuar.

“Nuk e bëj më, sepse jam e detyruar. Sot, nuk e shoh vetëm si djalë. Ai tashmë dëshiron të bëjë gjërat e tij… ka fituar distancë dhe nuk më lejon. Edhe pse do të doja që të më pyeste, por… Ai është djalë shumë i mirë, shumë i talentuar”, – thotë aktorja duke shtuar se Xhino, tashmë jeton në Shtutgard, ndaj distanca nuk e lejon të jetë “nëna e rreptë.”,-tha Eva.

“Nuk e kam konceptuar dot kurrë kur dëgjoja kolegë të mi të thoshin se “unë po vuaj, mos të vuajë edhe ai në këtë rrugë”. Po ta duash fort një gjë dhe po të jetë fëmija i talentuar, duhet të ndihmosh. Vjena, vendi i muzikës, këtu 97-a dhe unë shikoja që fëmija im ishte student (jo me moshën e studentit, po nga kapaciteti që kishte ende pa qenë student). Kjo ishte diçka që më motivonte dhe kur ishte fjala për të ardhmen e tij, atëherë pse të mos e motivoja?”,-shton ajo.

Aktorja e njohur ka rrëfyer se Xhixho i di vlerat e saj dhe i qëndron afër “E di që jam dikushi, e pranon fuqinë time. Kam pasur fatin që në disa vlerësime të miat të jetë edhe ai prezent. Edhe kur mora çmimin “Mjeshtre e madhe”, ai ishte këtu dhe sot, e vlerëson ndryshe.”,-tha Eva Alikaj.