Në tetor të vitit të kaluar, doli lajmi se Dj Sardi ishte ndarë nga balerina e njohur e Tv Klan, Jora Hodo. U përfol se një kontratë pune në Amerikën Latine e Jorës prishi marrëdhëniet mes tyre, mirëpo, Sardi tashmë ka nisur një lidhje të re.
Sipas ‘Iconstyle’, dj i njohur shqiptar është në një lidhje me moderatoren e njohur të Digitalb, Jonida Vokshin.
Çifti ka pak muaj që janë bashkë dhe tashmë gjërat janë bërë zyrtare, pasi ata janë parë në një lokal në kryeqytet bashkë me nënën e Jonidës.