E FUNDIT/ Vajza e Azem Hajdarit lë mandatin: Do t’u bashkohem studentëve në shesh!


Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka lënë mandatin e deputetes.

Ky vendim i papritur është bërë i ditur nga vetë Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit.

Ajo deklaroi se lë mandatin e deputetes dhe I bashkohet protestës pasi nuk ka ardhur në Shqipëri për një mandat por për amanetin e të atit.

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit:

‘Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatit për t’iu bashkuar të rinjve sot për Iuftën e tyre.

Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, por për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.

Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve.

Falënderoj studentët e dhjetorit, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, të Iuftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa.