Shkencëtarët kanë kapur shpë rthime të përsëritura radio-sinjalesh që vijnë nga thellësia e hapësirës.
Kjo është vetëm hera e dytë që shkencëtarët arrijnë të kapin sinjale të tilla dhe ky është një rast i mirë për të kuptuar më në fund se çfarë i shkakton këto sinjale që vijnë nga një galaktikë miliarda vite dritë larg nesh.
Shpë rthimet e shpejta të radio-sinjaleve kanë qenë në qendër të spekulimeve për një kohë të gjatë me teori të ndryshme nga vendi i origjinës, disa thonë se vijnë nga shpër thimet e yjeve deri te ato më ekzotiket, si aIienët.
Këto sinjale zgjasin vetëm një milisekondë, por sipas shkencëtarëve ato lëshohen me një sasi energjie të barabartë me atë që do ti duhej Diellit për 12 muaj ta grumbullonte.
Nga të gjitha shpë rthimet, më interesant është një prej sinjaleve që u përsërit gjashtë herë, nga i njëjti destinacion. Mbi 60 radio sinjale janë kapur deri tani por ky është i vetmi që përsëritet disa herë.
Shpë rthimet u zbuluan nga ‘Eksperimenti kanadez i hartave të intensitetit të hidrogjenit’.
Nga 13 shpër thimet e reja që janë kapur, të paktën shtatë prej tyre janë regjistruar në 400 MHz – frekuenca më e ulët e zbuluar ndonjëherë.