Shumë të rinj shqiptarë, me mesatare të lartë kanë braktisur vendin e tyre për një të ardhme më të mirë në shtetet e zhvilluara.
Kështu, të rinjtë kanë hedhur poshtë investimet ndër vite, për shkak të shpresës së vr arë tashmë nga qeveritë shqiptare.
I tillë është rasti i një të riu, i cili i ka kërkuar ndjesë ish-zv.ministrit të Arsimit, Taulant Mukës, ndërsa i rrëfen se u largua për në Angli ku punon si hekurthyes, edhe pse mbaroi universitetin me një mesatare 9.7.
Teksa publikon rastin, Muka shkruan se politikanët gjatë 28 viteve e kanë trajtuar të riun si skIIav prandaj meritojnë bur gun.
Ndër të tjera Muka ka ftuar të gjithë shqiptarët, në protestën që do të zhvillojnë studentët ditën e nesërme përpara Parlamentit.
Postimi i plotë
I ri me potenciale, i diplomuar me mesatare 9.7 në Tiranë, por hekurthyes në Britani! Bu rg është pak për politikanët tanë të 28 viteve! Kjo politikë antlshqiptare e trajton të riun si skIIav, jo si potencial! Prindër dhe qytetarë, bashkohu sot para parlamentit të mbrojmë të ardhmen e rinisë, rinia që na hapi sytë, rinia që na solli shpresën, rinia e të ardhmes! Ne duhet të gjithë ti themi JO shkatërrimit të dijes, JO shkatërrimit të të ardhmes së të rinjve, JO Genoc idit të potencialit Shqiptar! Rinia, Intelektuali, Shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë më shumë! Nesër të gjithë bashkë para parlamentit!