E BUJSHME/ Publikohet DIPLOMA e Lindita Nikollës, ministrja e Arsimit me mesatare 5.9


Publikohet dokumenti i diplomës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila rezulton me mesataren e specialitetit 5.9., ndërsa meatarja e përgjithsme është 6.8.

Dokumentin e ka publikuar ‘Shijak Tv’, ndërkohë ka reaguar edhe ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Muka vazhdon të kërkojë të bëhen publike të gjitha diplomat e stafeve pedagogjikë të universiteteve.

‘Ministrja Nikolla ju quan ngelësa, por vetë ka mesataren e gjimnazit 5.8! Prandaj sot është e nevojshme të kërkojme bërjen publike të diplomave- rektor, dekanë, shefa departamenti dhe profesora’, shkruan ish-zv.ministri.