Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe ish-kryetare e Parlamentit, Jozefina Topalli do të rikthehet për të qenë pjesë e strukturave të kësaj partie pas një largimi gati 2-vjeccar. Topalli bashkë me Eduard Selamin do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, organit më të rëndësishëm vendimmarrës të partisë më të madhe në opozitë.
Për shkak të statusit të ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kreut të PD, Topalli dhe Selami janë anëtarë të përhershëm të Këshillit Kombëtar të PD. Por, meqenëse Topalli dhe Selami i kërkuar Bashës dorëheqjen pas humbjes dr.amatike në zgjedhjet parlamentare të 2017, kreu u PD, në shenjë ha kmarrje, u fshiu emrin nga lista e anëtarëve të Këshillit, duke shkelur pikën 5 të nenit 49 të statutit të ndryshuar të PD.
E pyetur nga Report Tv dhe Shqiptarja.com për këtë çështje, zonja Topalli tha se Këshilli Kombëtar është i paligjshëm, ndërsa nuk e lidh asgjë me Lulzim Bashën, i cili sipas saj po shk.atërron PD.
Megjithatë, më në fund, Basha ka vendosur që të zbatojë statutin. Topalli dhe Selami tashmë figurojnë pjesë e listës zyrtare me 353 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Burime pranë PD bënë me dije se zbatimi i statutit nga Basha, duke rikthyer kundërshtarët Topallin dhe Selamin, ka ardhur pas ndërhyrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili vijon të shihet si njeriu më me influencë në partinë më të madhe në opozitë.
Në listën e përditësuar të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, përfshihen anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar, krerët e bashkive, deputetët, krerët e degëve të PD, Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, ish-Presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e PD.
Gjithashtu përfshihen kryetarët e organizatave partnere, drejtuesit e Departamenteve si dhe kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut. Kjo listë përbën të gjithë rrjetin drejtues të Partisë Demokratike nga baza në qendër.