Dueti historik: 4 shqiptaret e famshme mahnisin botën


Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në “Twitter” një ftesë që i ka trazuar të gjithë. Ajo ka kërkuar publikisht një bashkëpunim me këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.

Vetëm kjo e fundit i është përgjigjur deri tani kërkesës së këngëtares për një bashkëpunim mes shqiptareve.

“Lady Marmalade e re”, shkruan Ava Max, duke iu referuar bashkëpunimit të suksesshëm të Christina Aguileras, Pink, Lil Kim dhe Mya-s.

Fansat janë ende në pritje të përgjigjes së dy këngëtareve të tjera shqiptare dhe nëse kjo ftesë pranohet, me siguri bashkëpunimi i tyre do të mahnisë botën.