Drejtoresha e shkollës “Sami Frashëri’’: Fajin e ka nëna! (Video)


Ngjarja e rëndë e para disa ditëve, ku një 13-vjeçare nga Kavaja u përd*hunua nga shtatë djem adoleshentë të gjimnazit “Rilindja”, është bërë tema e ditëve për shumë media online dhe vizive.

Në emisionin e Rudina Xhungës “Dritare” ka qenë e ftuar edhe drejtoresha e shkollës së mesme “Sami Frashëri’’ e cila për rastin e rëndë ka fajësuar nënën e vik*timës.

Deklarata e Teuta Dobit:

Nëna të mendojë ku ka gabuar me vajzën. Vajza ka përsëritur gabimin, s’ka gjetur mbështetje tek nëna e saj. Nëse fëmija im gabon kam edhe unë fajin tim.’’

Ndaj deklaratës së drejtoreshës kanë reaguar edhe gazetarja Xhunga, por edhe të ftuarit e tjerë në studio. Të ftuarit e kanë cilësuar si një ska ndal mendimin e drejtoreshës.

Xhunga shprehet:

Do edhe ajo nëna dhe një vajzë të mrekullueshme, të krijohen kushtet.’’

Pavarësisht se të ftuarit e tjerë në panel e kanë kundërshtuar Dobin, ajo insiston se u qëndron mendimeve të saj. Ajo nuk përmend aspak përdh unuesit të cilët i shkattërruan jetën 13-vjeçares, por drejton gishtin ndaj nënës së vik timës.

Kujtojmë se kjo është e njëjta drejtoreshë e cila ju thoshte nxënësve të shkollës “Sami Frashëri” “ju dalçin tëmthat” dhe i kërc ënonte me ulje notash kur ata u solidarizuan me studentët në protesta.

https://www.facebook.com/Lolita.ime/videos/2254683888102311/?t=0